Parashikimi i motit

Moti gjatë ditës së shtunë parashihet të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu e intervale me diell.

Gjatë mëngjesit parashihen temperatura më të ulëta dhe reshje shiu, derisa më pas do të ketë intervale me diell.

Kurse, pasdite priten erëra të forta, të cilat në viset malore mund të sjellin edhe reshje bore.

Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 12 gradë Celsius.