Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira dhe erëra mesatare e të forta.

Sipas IHMK-së në viset e ulëta parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Qyteti me temperaturën minimale për sot do të jetë Dragashi me 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalja e ditës do të shënohet në Prizren dhe Gjakovë me 5 gradë.