Parashikimi i motit

Moti gjatë kësaj jave pritet të jetë me më shumë diell e me pak vranësira.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njofton kjo javë  fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë fundjavës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius”, thuhet në këtë njoftim.

Tutje, IHK njofton se do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.