Parashikimi i motit

Sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell.

Kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, kryesisht afatshkurtër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14°C, njofton Meteo Kosova.