Ish-ushtarit të UÇK-së, “kingji” ia besojnë punën “ujqër” të mëdhenj të artit e biznesit në Zvicër

Sallonet “Anita Coiffeur” në Dietlikon identifikohen me emrin “Kingji”, nofkë kjo e pronarit, që i mbeti nga lufta në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni.

Ai, që nga mosha 16-vjeçare i ishte bashkuar luftës për çlirimin e trojeve shqiptare.

Bëhet fjalë për Nysret Laçin, me prejardhje nga Kaçaniku, frizer tashmë i njohur në Zvicër.

Laçi kishte migruar në shtetin helvetik në vitin 2003 për shumë arsye. Ai nuk është penduar asnjëherë për kontributin e dhënë për lirinë e popullit dhe shtetit te vet.

Në Zvicër erdhi me idenë që një ditë sërish të kthehet në Kosovë, por ja që mbeti sot e kësaj dite këtu.