Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti për pesë ditët e ardhshme do të jetë me diell dhe shi.

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile.

Parashikimi i Motit për pesë ditë (29 prill – 3 maj 2024):

E hënë

Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të
lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

E martë

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. i vranët .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E merkure

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperendimi.

E enjte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh..Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare./Fokusi.info/

Lini një Përgjigje