Vdes edhe një person i prekur me COVID-19

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 sot në komunën e Therandës (Suharekë).

Kjo u bë e ditur nga Drejtoresha për Shëndetësi në këtë komunë, Besa Kuqi.

S.K kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 më 24 korrrik dhe ishte hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Edhe 32 qytetarë të tjerë të Therandës po vazhdojnë të jenë të prekur me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

Me keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetar humb betejen me #COVID19 nga qyteti i Therandēs, S.K, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 32 qytetarë tē komunēs tonē po e vazhdojnë betejen me këtë virus te msheftë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën, bajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!