Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius.

Ndërsa të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi.

Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s.