Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.