Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë

Parashikimi i Motit për ditën e diele, 18 shtator 2022!

Të dielën parashihet të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.