Parashikimi i motit për sot dhe 3 ditët e ardhshme

9.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

10.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Vetëm rreth viseve malore pasdite me vransira të pakta.

11.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

12.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.Temperaturat të shtunën shkurtimisht pësojnë një rënie, por nga dita e diel sërish shënojnë rritje. Minimalet zbresin deri në 3C ditën e diel, e deri të martën rriten në 9C.

Maksimalet të shtunën zbresin në 17C, e më pas në rritje deri në 26C ditën e martë.Të shtunën do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s, me hove edhe deri në 17m/s (60km/h). Nga e diela fryjnë erëra të lehta dhe mesatare nga juglindja 3-10m/s.Shtypja atmosferike shënon rritje deri ditën e diel, e më pas gradualisht në rënie.