Parlamentin Evropian diskutoi sonte edhe për procesin e liberalizimit të vizave

0
456

Në Parlamentin Evropian u diskutua sonte për procesin e liberalizimit të vizave.

Aty Komisionieri për Migrim, Dimtris Avramopoulos ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin.

“Më vjen mirë që Parlamenti Evropian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për Kosovën. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit fer dhe pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë edhe me stabilitetin në rajon. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, ka thënë Avramopulos.

“Duhet përkujtuar që kosovarët vazhdojnë të jenë të izoluar sa i përket lëvizjes së lirë pa viza në zonën Schengen, e kjo gjë shpesh ka nxitur mosbesim edhe në institucionet kosovare dhe ato të huaja”, ka konstatuar Avramopulos.