Parregullsitë në Mitrovicën e Veriut, Daka: Me këtë po merret Prokuroria

295

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën për media ka folur edhe për parregullsitë që janë raportuar në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava” në Mitrovicën e Veriut.

Daka tha se me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria.

“Me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria sepse është një vepër penale. Pasi që të kemi informatat e plota dhe Prokuroria të bëjë hetimin komplet do ta dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht “, ka thënë Daka.

Ndryshe koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka thënë se për këtë rast u raportua se po lejohet që një person të votojë disa herë, janë duke pritur konfirmimin për të intervenuar.