Pas Exit Poll ​vjen reagimi i parë i Lëvizjes Vetëvendosje

Exit Poll-et e televizioneve vendëse e kanë pozicionuar Lëvizjen Vetëvendosje si të parën me rreth 50 për qind.

Exit Poll-et e televizioneve vendëse e kanë pozicionuar Lëvizjen Vetëvendosje si të parën me rreth 50 për qind.

Ndërkohë ka ardh edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtarja e kryesisë, Arbërie Nagavci, përmes një statusi në Facebook, ka uruar qytetarët e vendit.

“Urime të dashur njerëz të mirë të këtij vendi! Faleminderit nga zemra e na priftë e mbara!”, ka shkruar Nagavci në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë sipas KQZ-së, në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë mbi 46 për qind të votuesve potencialë.