Pas gjashtë vjetëve gjendet trupi i shqiptarit që ishte varrosur në mur në Itali. Historia e ngjarjes

Astrit Lamaj vdiq në moshën 42 vjeç në janar 2013 dhe trupi i tij u gjet në janar të 2019, brenda një muri në një rezidencë që po i nënshtrohej rinovimit në Senago.

Mbi vrasjen brutale, hetimi i policisë, i koordinuar nga prokurori Rosario Ferracane, është ende i hapur, i cili çoi në arrestimin e 8 të dyshuarve, për akuza të ndryshme, si vrasje me paramendim dhe fshehje kufome. Nga këta 4 persona rezultojnë të arrestuar.

Gjykata e Kasacionit ka kërkuar rishikim të provave sepse asnjë prej dëshmive të dhëna nga penduari Carmelo Arlotta nuk korrespondojnë për të fajësuar Giuseppe Cammaratan dhe dy të tjerëve, tashmë i ndodhur në paraburgim. Avokati i të arrestuarit Francesco Serio, thotë se i penduari nuk tregon të vërtetën.

Carmelo Arlotta, ka thënë përpara hetuesve se shqiptarin e tërhoqën drejt skenës së krimit, me justifikimin për t’iu blerë drogë. Kur Lamaj ka mbërritur në vendngjarje, është goditur dhe më pas mbytur me fije najloni. Trupi i tij u fsheh në banesën që përdorej nga Francesco Serio për një kohë dhe më pas u transportuar në rezidencën shekullore në Senago.

Sipas të penduarit Carmelo Arlotta, ishte Carmela Sciacchitano, 63 vjeçe, banuese në Xhenova, nxitësja e vrasjes së Astrit Lamaj. Shqiptari ishte fajtor që ndërpreu marrëdhënien romantike që zgjati një vit me gruan dhe e kishte lënë, duke tërhequr nga shtëpia e ishit, bizhuteri prej 100 mijë eurosh. Motivi për vrasjen ishte hakmarrja, kapja dhe ekzekutimi sipas kodeve të njohura kriminale të Jugut.

Carmelina, siç e thërrisnin miqtë e saj, më parë kishte kërkuar autorizimin e mafiozëve të Riesit, vendit të origjinës së saj në provincën e Caltanissettas, për të rekrutuar atentatorë sicilianë për ekzekutim.

Fillimisht gruaja i kërkoi të penduarit që të kryente vrasjen, por Arlotta e refuzoi. Më pas ajo kontaktoi me Giuseppe Cammaratan, i cili thirri për të bashkëpunuar të njëjtën Arlotta, vëllain e të penduarit, Angelo Arlotta dhe kushëririn Francesco Serio. Megjithëse i penduari është përpjekur në çdo mënyrë t’i largojë të afërmit nga kjo histori e keqe, provat janë kundër tyre. /TCH/