Pas humbjes së thellë (0:9), lojtarët e Southamptonit ndërmarrin një veprim shumë bujar

Çmendurit dhe gjestet e pazakonta janë gjithmonë pjesë e pandarë e “panoramës sportive” në mbarë botën.

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në futbollin elitarë në Angli dhe më saktësisht me ekipin e Southampton. Këta të fundit regjistruan ditën e premte humbjen më të thellë mbrenda në shtëpi në të gjithë historin e Premier Ligës duke u mundur me shifrat 0-9 nga Leicester City.

Gjithsesi, lojtarët e “Saints” kanë vendosur të kryejnë një gjest shumë fisnik dhe të bukur. Dështimi në ndeshjen e fundit ishte i paimagjinueshëm dhe të gjithë aktorët e atij rezultati skandaloz kanë marrë një vendim.

The Guardian raporton se lojtarët dhe stafi teknik kanë vendosur të dhurojnë për bamirësi rrogat e ditës së premte. Paga e një dite do t’i dhurohet “Saints Foundation”, një fondacioni që merret me problemet e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve të zonës së Southampton.