Vjosa Osmani-Kurtit: Rimendoje ofertën tonë e ndryshoje qasjen

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ftuar Liderin e VV-së, Albin Kurtin që ta rimendoj edhe njëherë qasjen dhe ta pranojë ofertën e partisë së saj.

Ajo ka thënë se propozimi i Kurtit, shpien në garë ndërmjet tyre dhe jo bashkëpunim në mirëbesim, raporton Indeksonline.

“Propozimi i VV-së shpien në garë ndërmjet nesh. Ne i ftojmë për bashkëpunim të sinqertë.

Raportet duhet të ndërtohen duke i besuar njëri tjetrit dhe jo duke u shtyrë më njëri tjetrin.

ftojë të rimendojnë këtë qasje dhe ta ndryshojnë në një qasje në mirëbesim dhe të pranojnë ofertën tonë, në mënyrë që me gjashtë tetor të dalim fitues.

Ne shpresojmë që VV që ta rimendojë qasjen e vet dhe ta mendoj ofertën tonë me kandidaten e LDK-së.

Lista siç e propozoi Kurti është e paqartë.

Kërkojmë të kemi një bashkëpunim të sinqertë, në mirëbesim dhe jo të bëjmë luftë me njëri tjetrin.

Pavarësisht se çfarë bëjnë partitë e tjera, ne do të fitojmë, ne e kemi besimin e qytetarëve”, ka thënë Osmani.