Pas një gabimi katastrofal të portierit, Arsenal shënon gol (video)

Watfordi dhe Arsenali po luajnë në “Vicarage Road” në kuadër të xhiros së 24 në Premierligë. 

Arsenali ka kaluar në epërsi me golin e Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 10-të, pas një gabimi katastrofal të portierit të Watford.

Skuadrës së Watford iu vështirësuan edhe gjërat, ku aktualisht luan me 10 lojtarë, pasi që Troy Deeney mori karton të kuq në minutën e 11-të.

Ja goli i Aubameyang: