Pas pak fillon seanca, Albin Kurti arrin në Kuvend

Kanë mbetur edhe më pak se 30 minuta deri në fillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, Jahja Koka, shoqëruar nga deputetja më e re Fjolla Ujkani, të dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shumë deputetë nga subjekte të ndryshme politike janë parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvend ka arritur edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë. /Gazeta Sinjali/