Pas sulmit ndaj gazetarëve të Gazetës Blic, reagon Uk Lushi: Sot, u sulmua shteti i Kosovës

Publicisti Uk Lushi ka reaguar pas sulmit që iu bë ekipit të Gazeta Blic në veri të Mitrovicës.

Ai ka shkruar në Facebook se këtë sulm duhet ta dënojnë të gjithë drejtuesit e shtetit.“Ky krim duhet të goditet nga të gjitha anët dhe më krejt fuqinë.

Nuk është sulmuar vetëm ekipi i Gazetës Blic, por është sulmuar krejt shteti i Kosovës”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Sulmi i ekipit të Gazetës Blic në Mitrovicë nga serbët sot duhet të dënohet nga të gjithë.
Organet e shtetit duhet të hetojnë, gjejnë, paraburgosin dhe gjykojnë kriminelët banditë.

KM Kurti, Presidenti Thaçi, Kryekuvendarja Osmani dhe të gjithë liderët duhet të reagojnë siç duhet të reagojnë ashpër përfaqësuesit e BE-së dhe ambasadorët e huaj në Prishtinë.

Duhet masovikisht të ngritet zëri edhe nga gazetarët, publiku dhe asiciacionet e mbrojtjes së lirive të shtypit dhe lëvizjes.

Ky krim duhet të goditet nga të gjitha anët dhe më krejt fuqinë. Nuk është sulmuar vetëm ekipi i Gazetës Blic, por është sulmuar krejt shteti i Kosovës.