Pas sulmit rus në Kiev, ka edhe të vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një eksploziv rus goditi një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, thonë raportet.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave më herët konfirmoi se një predhë artilerie ruse kishte goditur një ndërtesë banimi nëntë katëshe dhe kishte dëmtuar disa apartamente, shkruan Skynews.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne në Ukrainën perëndimore është goditur nga një raketë ruse. Nuk dihet nëse ka viktima.

Diku tjetër gjatë natës, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me raketa që synonte ndërtesat administrative në Stavische, në rajonin Zhytomyr.