PDK-ja do ta votojë buxhetin për vitin 2021

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se subjekti i tij politik do ta votojë projektligjin për buxhetin e vitit 2021, i cili pritet që të dalë nesër për votim në Kuvendin e Kosovës.

“PDK-ja nesër voton pro buxhetit. Duam që pagat në Kosovë t’i kenë mjekët, mësimdhënësit, ushtarët dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje ai shtoi se PDK-ja nuk dëshiron që deri në pranverën e vitit tjetër të mbesin pa paga qytetarët e vendit.

“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë, jemi pro buxhetit”.