PDK pritet të hyjë në koalicion parazgjedhor me NISMA dhe AKR, këta janë numrat e liderëve në listë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta dërguar vendin në zgjedhje brenda 40 ditë ka aktivizuar partitë politike për lëvizje të reja drejt krijimit të koalicioneve parazgjedhore, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Veriu.info ka mësuar nga burimet e saj se PDK do të hyjë në koalicion parazgjedhor me partinë e Fatmir Limajt, NISMA Socialdemokrate, dhe partinë e Behgjet Pacollit, AKR.

“Koalicioni parazgjedhor PDK-NISMA-AKR tashmë është punë e kryer, kurse listës pritet t’i prijë Enver Hoxhaj i PDK-së pasuar nga Fatmir Limaj i NISMA-s, kurse i pari i AKR-së pritet të ketë numrin 4 në këtë garë” – thekson ndër të tjera ky burim për Veriu.info.

Tashmë partitë politike kanë filluar diskutimet e brendshme për të nominuarit e tyre pë kryeministër.

PDK tashmë ka bërë publik emrin e kandidatit të saj, Enver Hoxhajn.

Partitë tjera ende nuk janë përcaktuar publikisht, por sipas të gjitha gjasave VV do të nominoj liderin e saj, Albin Kurti, kurse AAK do të nominojë Ramush Haradinajn.

LDK ka thënë se ende është duke zhvilluar diskutime të brendshme për të nxjerrë emrin e kandidatit për kryeministër.