Pensionistët lëshojnë pëllumba para objektit të Qeverisë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Pensionistëve. Për këtë ditë Shoqata e Pensionistëve të Kosovës ka organizuar një aksion simbolik, duke lëshuar pëllumba para Qeverisë

Ata thanë se po kërkojnë të drejtat e tyre dhe asgjë më pak.

“Ne kemi qenë të organizuar edhe më parë. Me këto pëllumba ne i dërgojmë qeverisë, mesazh për kërkesat tona, pasi që pensionistët janë lënë pas dorë”, tha përfaqësuesi nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës.