Për rikthimin te Juventusi Buffon refuzoi United-in dhe City-n (VIDEO)

Gianluigi Buffon, ka zbuluar që i ka refuzuar ofertat nga Manchester United dhe Manchester City këtë verë për t’u kthyer te Juventusi.

41 vjeçari pati vetëm 25 paraqitje për Paris Saint-Germain në një sezon sa ishte te kampioni i Francës, për të ardhur sërish te Zonja e Vjetër ku ka qenë pjesën dërrmuese të karrierës.

Daily Mail ka raportuar që Buffon ka mundur të marrë pagë të dyfishtë po të kishte kaluar te ndonjëri klub i Manchester-it, por nuk ka qenë i gatshëm të kthehej si rezervë i Edersonit apo David de Geas.