Përfundon intervistimi i Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ai ishte duke u intervistuar që nga ora 14:00, për të katërtën ditë radhazi.

Burime të Indeksonline brenda Gjykatës Speciale bëjnë me dije se nuk do të ketë më intervistim të presidentit Thaçi.