Përfundon paraqitja e parë e Salih Mustafës para Speciales

Ka përfunduar paraqitja e parë e të akuzuarit të parë nga Gjykata Speciale, Salih Mustafa.

Ai para trupit gjykues tregoj të dhënat e kërkuara, ndërsa nuk u deklarua se a ndjehet apo jo fajtorë për akuzat që tashmë i ka ngritur kjo gjykatë, pasi tha se do të konsultohet me avokatin.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.