Përfundon takimi Kurti-Mustafa, merren vesh vetëm për takimin e radhës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka thënë se takimi i zhvilluar sot ishte konstruktiv derisa ka njoftuar se janë dakorduar për pikat e programit qeverisës.

Ai tutje ka shtuar se nesër do të mbahet takimi i radhës për t’i përmbyllur çështjet e ngelura nga grupet punuese të të dyja partive.

“Do të takohemi intensivisht kryetaret e dy subjekteve sepse gjithsesi do e bëjmë marrëveshjen që do e shënojë kapitullin e ri për Kosovën”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se programi mes tyre do të shënojë një kapitull të ri të qeverisjes, për integrime evropiane duke iu dhënë prioritet gjithmonë qytetarit të Kosovës.