Përfundon takimi maratonik Kurti-Mustafa, nuk ka marrëveshje për koalicion

Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

As sonte nuk është arritur marrëveshje për koalicion, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka bërë të ditur për mediat se dy partisë janë dakorduar që edhe nesër të mbahet një takim tjetër.

“Jemi dakorduar që nesër të mbahet edhe një takim. Për orën e saktë të takimit ju njoftojmë nesër paradite”, ka thënë shkurt Mustafa duke mos u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se për cilat pika nuk janë pajtuar dy liderët, Kurti e Mustafa.