Përleshje me armë: Plagoset këshilltari i Fatmir Limajt

Luan Maloku, këshilltari i Fatmir Limajt, ka mbetur i plagosur në Veternik para pak orësh.

Gazeta Metro ka mësuar se në një përleshje me armë që ka ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë, një person ka mbetur i plagosur.

Bëhet fjalë se personi i plagosur është anëtari i NISMA’s, Naim Maloku, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK ku po merr tretmanin mjekësor.

Rasti për Gazeta Metro e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik -Prishtinë. Njësit Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para nga tereni viktima e plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë. Për informata shtesë ju informojmë me kohe”, tha Ahmeti.