Përleshjet e djeshme në LDK, deklarohet njeriu më i përfolur

Kryetari i degës së tretë, dega “Ibrahim Rugova”, Hazir Borovci, ka komentuar rrahjet e fundit që po ndodhin brenda LDK-së.

Ai ka thënë se në degën ku ai është kryetar, nuk ka eksese.

“Në degën e Ibrahim Rugovës dhe tërë LDK-në nuk ka eksese, janë implikime shtyrje nga pak, sepse çdo proces demokratik ka shtyrje nga pak, për të gjitha këto ne e kemi njëfarë rendi. Tash ka mbledhje të gjitha informatat do t’i merrni gjatë ditës”.

Ndërsa sa i përket rrahjes me karrige, Borovci tha se të gjitha informatat do t’i keni me kohë.