Personi më i vjetër në Evropë shërohet nga COVID-19

Një murgeshë franceze që është personi më i vjetër në Evropë i ka mbijetuar COVID-19, vetëm disa ditë para 117 vjetorit të lindjes.

Lucile Randon, e cila mori emrin e motrës Andre në 1944, doli pozitiv për koronavirus me 16 janar por pati asnjë simptomë.

Ajo tha për mediat lokale se “as nuk e kuptova që e kisha”.

Ajo u izolua veçmas nga banorët e tjerë në shtëpinë e saj të pensionit në Toulon, në jug të Francës, por tani konsiderohet e rikuperuar plotësisht.

Motra Ande, e cila është e verbër dhe përdor një karrocë, tani është duke pritur të festojë ditëlindjen e saj të enjten. “Ajo ka qenë shumë me fat,” tha David Tavella, zëdhënësi i shtëpisë së pensioneve të Sainte Catherine Labouré.

E moshuara lindi në 11 shkurt të vitit 1904. Përveçse është personi më i vjetër i Evropës, ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë, sipas Listës Botërore.

Kur u pyet nga transmetuesi francez BFM nëse ajo kishte frikë se kishte COVID, motra Andre tha: “Jo, nuk u frikësova, sepse nuk kisha frikë të vdisja”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.