Pesë emrat e deputetëve të rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Sot me 66 vota ‘për’ e 10 ‘abstenime’, u votua Qeveria e re e Kosovës e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kësisoj, edhe ministrat e propozuar nga dy partitë të cilat përbëjnë këtë qeveri, duhet të lëshojnë postet për deputetë.

Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Anton Quni dhe Besian Mustafa janë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që sot morën pozita ministrore.

Me emërimin e tyre, në LDK lirohen pesë ulëse për deputetë që janë në listë.

Kësisoj, deri më tani pa u bërë publike edhe lista e zv.ministrave, këta janë emrat e mundshëm të deputetëve të rinj.

Sipas numrit të votave në LDK, deputetë do të bëhen këta persona:

Hatim Baxhaku

Fidan Rekaliu

Xhavit Ukaj

Shkumbin Gashi

Besa Gaxheri.