Plani operativ “Basti”: Kontrollohen nëntë lokacione në Gjakovë

Policia është duke zhvilluar një operacion përmes të cilat janë duke kontrolluar nëntë lokacione të ndryshme në Gjakovë.

“Ju konfirmoj se sot në ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ i emëruar “BASTI”, ku bazuar në urdhrin e Gjykatës kompetente po bëhet kontrolli i nëntë (9) lokacioneve të ndryshme në rajonin e Gjakovës”, ka njoftuar Daut Hoxha, zëdhënësi për media i Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Operacioni policor udhëhiqet nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në mbështetje edhe të njësiteve tjera të specializuara të Policisë së Kosovës”.