Po bënin gara në autostradë me shpejtësi 210 km/h, policia i zë dhe i dënon të dy shoferët me nga 400 euro

Njësia për Kontroll të Autostradave, në autostradën Lipjan-Veterrnik ka identifikuar dy shoferë të cilët po bënin gara ilegale të shpejtësisë, shkruan Reporteri.net.

Ndaj tyre, policia ka shqiptuar gjobë me nga 400 euro, nga katër pikë dhe për 10 muaj masë ndalimi të mjetit motorik.

Njoftimi:

“Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”

Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Lini një Përgjigje