Zhvillime të papritura: Limaj takohet me Sveçlën për koalicion

Duket se Lëvizja Vetëvendosje do të lëviz në pozicionet e saj politike. Para pak minutash, në Zyret e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Nismës Social-demokrate, Fatmir Limajt dhe deputetit të VV-së, Xhelal Sveçlës.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se në këtë takim po diskutohet për bashkëpunim mes Nismës dhe VV’së për koalicion qeveritar dhe mundësinë që Nisma të ndihmojë koalicionin eventual mes VV’së dhe LDK’së për çështjen e presidentit.

Po ashtu, këto burime të Periskopit nga Kuvendi bëjnë të ditur se në ora 15:00 kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të nis takimin me Goran Rakiqin e Listës Srpska.