Po ndodhë tani: Takohen Agim Veliu, Lutfi Haziri, Skender Hyseni dhe Lutfi Zharku

Në këto çaste është duke ndodhur një takim mes Agim Veliut, Lutfi Hazirit, Skender Hysenit dhe Lutfi Zharkut.

Burime të GazetaBlic, bëjnë të ditur se takimi është duke u zhvilluar në Veternik.

Në takim po marrin pjesë katër persona: Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ai i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe ish-minitri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Besohet se takimi është duke u zhvilluar për shkak të zhvillimeve të fundit brenda LDK-së dhe gjetjen e nië marrëveshje mes Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit, pasi që të dy kanë shprehur interesim për të garuar për të parin e LDK-së.