Po udhëtonte me babain dhe gruan, detaje nga atentati ndaj shefit të Komisariatit në Malësinë e Madhe

Detaje të reja zbardhen nga sulmi me armë zjarri ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.

Ai ishte duke udhëtuar në makinë me babain e tij Xhelal Hasanaj dhe bashkëshorten, Vjollca Hasanaj 29 vjece, teksa që janë qëlluar nga një motorr në ecje.

Bëhet me dije se babë dhe bir janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërkohë që 29 vjecarja është një gjendje të mirë.

Mësohet se Hasanaj është nisur me urgjencë në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Hasanaj nuk rezulton të ketë pasur konflikte, por mund te jetë edhe për shkak te detyrës.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorëve.