Policia arreston babë e bir në Skënderaj, përdor dhunë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy qytetarë për mosmbajtje të maskave në sheshin e Skënderajt duke përdorur edhe dhunën.

Të paktën kështu kanë deklaruar për klankosova.tv dëshmitarët e kësaj ngjarje që kanë dërguar edhe videot.

Sipas këtyre dëshmitarëve, personat e arrestuar ndaj të cilëve policia ushtroi dhunë fizike, janë babë e bir.

Në videot që janë dërguar në redaksi nuk është krejtësisht e qartë nëse pati rezistencë dhe dhunë edhe nga të arrestuarit.

Klan Kosova ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por ata kanë thënë se deri tash ende një informacion zyrtar për këtë ngjarje që sapo ka ndodhur.

Në videon e mëposhtme dëgjohen edhe fjalë ofenduese sikurse “ngjitja qenit”, por gjithashtu nuk dihet se a e thanë zyrtarët policorë apo qytetarët që ishin të pranishëm.

https://youtu.be/rhoOSSnqed8

One thought on “Policia arreston babë e bir në Skënderaj, përdor dhunë

  1. Pingback: Arrestimi i dhunshëm në Skënderaj, policia jep detajet (VIDEO) | FOKUSI

Comments are closed.