Policia arreston katër persona, u rrahën për borxh

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, që u përfshinë në një rrahje në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën ‘Mon Balaj’, ku pas një mosmarrëveshje për një borxh, katër të dyshuarit ishin përfshirë në rrahje, e që si pasojë e lëndimeve të pësuara të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

“Rr. Mon Balaj, Prishtinë, 12.05.2021-17:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj pasi që pas një mosmarrëveshje për një borxh ishin përfshirë në rrahje. Të dyshuarit si pasojë e lëndimeve të pësuara kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.