Policia deklarohet për plagosjen e 24-vjeçarit në poligonin “Katana”

Indeksonline pak më parë raportoi se një person është plagosur në poligonin e shenjëtarisë “Katana” në Obiliq.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai bëri të ditur se i plagosuri është i moshës 24 vjeç, derisa është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin“, tha ai.

Kujtojmë që brime të Indeksonline bëjnë me dije se ai dyshohet të jetë vet-plagosur, pasi ka shtënë tre plumba dhe me plumbin e katërt e ka goditur vetën në kokë.