Policia e gjen një të moshuar që kishte humbur, kërkon nga familjarët apo personat që e njohin që të lajmërohen

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, lidhur me një person të humbur.

Përmes një kërkese për bashkëpunim që u ka drejtuar mediave, Policia ka lutur familjarët apo personat që mund ta njohin personin në fjalë, që të lajmërohen në stacionin e Policisë në Ferizaj.

“Sot, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj ka hasur në një person të humbur i moshës së shtyer, i cili nuk din të flas. Lusim familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo të thërrasin në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Aktualisht ai është në stacionin e policisë në Ferizaj.