Theret me thikë një i mitur në një autobus në Prishtinë

Një person është therur sot në një atuobus në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Këtë ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 është raportuar rasti Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rethanave që lidhen me rastin“, ka thënë Ahmeti.