Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe me mundësi për ngrica, ndërsa gjatë ditës freskët, por pritet përmirësim i motit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Pritet përmirësim i motit gjatë ditës.

Nesër më ngrohtë në tërë rajonin. Priten ngritje të temperaturave për arsye të afrimit të ftontit të fuqishëm të ftohtë nga veriu. Zakonisht para frontit rritet temperaturat për të pësuar ulje drastike pas kalimit të frontit të ftohtë.

Të mërkurën në Kosovë ditë dimërore dhe me reshje bore. Herë pas here dhe vende-vende priten reshje të dendura bore. Reshje të dendura bore të mërkurën priten edhe në veri të Malit të Zi dhe verilindje të Shqipërisë. Në viset tjera të Shqipërisë reshje shiu. Reshje shiu priten edhe në jug të Malit të Zi dhe në Maqedoninë Veriore. Në viset kodrinore-malore reshje bore.

Të enjtën mëngjesi mjaft i ftohtë dhe me acar. Gjatë ditës ftohtë, me intervale kohore me diell dhe fjolla lokale bore. Nga e premta stabilizim gradual i motit dhe ngritje e temperaturave ditore./Meteoballkan