Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Prizrenit ku kanë mbetur të vdekur tre persona, si dhe tre të tjerë janë lënduar.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se tre të vdekur ishin këmbësor që u goditën nga një veturë, shoferi i së cilës është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.