Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku humbën jetën dy persona (VIDEO)

Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte mes një kamioni transportues dhe një veture.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës rreth orës 18:25.

E lidhur me rastin në një lidhje direkte në Klan Kosova detaje ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.