Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë. Policia thonë se nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar.

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugë Prishtinë – Podujevë dhe njësitet policore tashmë kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për Ballkani.info, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta në rrugën Prishtinë – Podujevë, dhe dy persona janë lënduar.

“Rreth orës 15:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë. Dy automjete kanë qenë të përfshira, si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.