Policia jep detaje për gjetjen e kufomës në Durrës

Ditën e sotme një trup i pajetë i gjinisë mashkull është nxjerrë nga deti në Durrës. Lidhur me ngjarjen, autoritetet kanë bërë verifikimet e nevojshme.

Nga rezultatet, konstatohet që në trupin e gjetur nuk ka shenja dhune, po ashtu nga ekspertiza e jashtme mësohet se trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë

Policia bën me dije se trupi ka qenë i veshur me rroba dhe i janë evidentuar të gjitha gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”