Policia jep detaje për vdekjen e 20 vjeçares dje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një vdekje të dyshimtë që dje ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas policisë, rreth orës 17:46, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, viktima femër kosovare për shkaqe të panjohura ka rënë nga ndërtesa.

Në vendin e ngjarjet kanë dalur njësitet përkatëse, derisa, viktima është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 20.04.2020 – 17:46.

Viktima femër kosovare për shkaqe të panjohura ka rënë nga ndërtesa. Në vendin e ngjarjes, kanë dalur njësitet përkatëse.

Viktima është dërguar në QKUK, ku ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, shkruhet në njoftim.