Policia jep detaje të reja për vrasjen e Albert Krasniqit

Albert Krasniqi është vrarë dje në garazhin e banesës nga babai i tij Skënder Krasniqi.

Pas këtij veprimi babai ka njoftuar policinë se ka vrarë djalin dhe policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas kësaj policia ka arrestuar babain e viktimës dhe ka konfiskuar në vendin e ngjarjes një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën vrasje e rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, prokurori i shtetit, njësia e mjekësisë ligjore dhe ekipi i urgjencës i cili e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.